Ka mbetur edhe pak javë deri në fillimin e Kampionatit Evropian në futboll që mbahet në Gjermani.
Pjesëmarrëse do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.
Kur përgatitjet po shkojnë kah fundi, Shqipërisë do t’i kushtohet edhe një këngë.
Kënga zyrtare do të titullohet “Albania”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Në njoftimin e FSHF-së thuhet se ky projekt do të realizohet nga reperi i njohur kosovar Capital – T.
“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv