Pritjes nga fansat e Luizit dhe Kiarës sot i erdhi fundit, teksa më në fund fituesi i “BBVIP” publikoi dedikimin e tij për partneren, që në fakt nuk është i pari, por i treti apo i katërti, megjithatë është i pari që e ka emrin literalisht “Dedikim” dhe në refren ka emrin e Kiarës të përsëritur disa herë.
Në fakt, pjesa e refrenit ishte publikuar disa kohë më parë dhe ja kishte dalë që të kthehej edhe në “refrenin” e këtyre ditëve për fansat e ciftit, që ndjekin me besnikëri cdo sukses të tyrin, megjithatë për ne, që në momentin e parë që kemi dëgjuar, si refrenin, ashtu edhe tani këngën e plotë, kënga e Kiarës na kujton atë të Ledianës.
Po flasim për këngën e para disa viteve të Mevlanit, ish-konkurent i “Për’puthen”, që në atë kohë i dedikoi një baladë Ledianës, vajzës që i interesonte në program dhe që u kthye le të themi në hit, të paktën disa javë. Dhe “Dedikimi” i Luizit të jep të njejtin “vibe”, me emrat e vajzave që përsëriten në refren, me muzikën që ka ngjashmëri, megjithatë kompozitori i këngës Petro Xhori në projektin e Ejllit ka përdorur më shumë kitarën.
Meqë jemi këtu, Petro është edhe kompozitor i “Ledianës” dhe ndoshta dedikimet e tilla i mban në një linjë, me ndryshime të vogla, me këngën e Mevlanit që ka paaak mës shumë tekst dhe me këngën e Luizit që është më verore dhe sigurisht i përshtatet timbrit të tij.
Gjithsesi, po jua lemë që krahasimet t’i bëni vetë: