Pedri nuk është vetëm yll në fushën e futbollit, por edhe kur bëhet fjalë për muzikën.
Futbollisti i Barcelonës surprizoi fansat e tij me një postim të veçantë në InstaStory, ku në sfond dëgjohej kënga e njohur e artistes shqiptare Tayna, “Si ai”.
Ky moment tregoi se Pedri jo vetëm ndjek trendët sportive, por edhe ato muzikore, duke sjellë një lidhje të papritur mes futbollit dhe muzikës shqiptare.

Ky veprim i tij shkaktoi menjëherë reagime nga ndjekësit, të cilët u entuziazmuan për shijen muzikore të yllit të Barcelonës.
Kënga “Si ai” ka bërë bujë të madhe dhe vëmendja nuk ka qenë vetëm në trojet shqiptare; postimi i Pedrit e ka promovuar më tej në skenën ndërkombëtare, duke e vënë Taynën në fokus të publikut global.
Në këtë rast, ndikimi i Pedrit ka ndihmuar që një hit shqiptar të arrijë edhe më shumë vëmendje jashtë kufijve, duke treguar se muzika e Taynës ka potencial të madh ndërkombëtar.
Kjo është gjithashtu një shembull se si rrjetet sociale mund të krijojnë ura midis sportit dhe muzikës, e madje edhe te njerëzit që nuk e kishe menduar. /Telegrafi/