-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kënga e presidentes veç llafe-llafe, Gërvalla diss Osmanit

- Advertisement -

Përplasjet e kryetares së Listës Guxo, Donika Gërvalla, me presidenten e vendit Vjosa Osmani, nuk kanë të ndalur.

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka lëshuar së fundmi ironinë e radhës për Vjosa Osmanin duke e cilësuar si person që bënë veç llafe – llafe. Ky “diss” i Donika Gërvallës për Vjosa Osmanin erdhi në prag të takimit që e para e vendit e ka ftuar me krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Ironia e ministres Donika Gërvalla për presidenten Osmani erdhi para mijëra bashkatdhetarëve ku u ngjit në skenë dhe fillimisht lavdëroi kryeministrin Albin Kurti dhe më pas tha: Tani do të dëgjojmë këngën e presidentes Vjosa Osmani “llafe – llafe”.

Përplasjet e Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin janë shfaqur publikisht kur e para vendit ndodhej në vizitë zyrtare në ShBA derisa Gërvalla dërgoi letër në Këshill të Evropës duke u zotuar vetëm 24 orë para vendimit të tyre se do ta zbatojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pa u konsultuar fare me presidenten Osmani por vetëm me kryeministrin Kurti. /Insajderi.org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit