8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kënga e bujshme, reagojnë kompanitë që Shakira përmendi në tekst: Të paktën ne kemi klientë besnikë

- Advertisement -

Kënga thumbuese e Shakirës për Pique ka arritur në krye të top-listave.

Në tekstine saj këngëtarja kolumbiane  flet për tradhtinë e ish partnerit të saj Gerard Pique, duke bërë krahasime mes orash apo makinash, si një mënyrë për të hedhur thumba mbi të dashurën e re të futbollistit.

Ke shkëmbyer një Rolex me një Casio”; “Ke shkëmbyer një Ferrari me një Twingo”-janë disa nga vargjet e këngës. Natyrisht rrjeti  vërshoi me një lumë reagimesh pas publikimit të këngës ndërkohë që kanë reaguar dhe kompanitë që Shakira ka përmendur në tekst.

Kompania “Casio” shkruan në një postim në Twitter: Bateria e një prej orave tona zgjat më shumë se marrëdhënia e Shakirës me Pique. Shakira ne mund të mos jemi Rolex por të paktën kemi klientë besnikë.

“Renault Twingo” po ashtu i dha një përgjigjie. Në faqen e saj zyrtare postuan një makinë të kuqe me numrin 22 në derë, një referencë e qartë për moshën e partneres së re të Pique, Clara Chia.

Shakira dhe Pique  kanë dy fëmijë, Milanin 9-vjeçar dhe Shasha 7-vjeçare. Çifti u nda në vitin 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit