23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Këndellet Real Madridi, shënon fitore komode ndaj Villarrealit

- Advertisement -

Real Madridi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Villarrealit, vetëm pak ditë pas humbjes befasuese nga Lille në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje solide, duke triumfuar me rezultat 2:0 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Federico Valverde me një supergol nga distanca kaloi Realin në epërsi, ku goditja iu devijua dhe përfundoi brenda rrjetës së Conde (14’).

Vetëm dy minuta më vonë Villarreal mund ta barazonte, sidoqoftë Nicolas Pepe goditi traversën.

Deri pastaj ishte më i barabartë, me raste nga të dy palët por që iu mungoi finalizimi.

Fitoren e “Los Blancos” e vulosi Vinicius Junior me një eurogol nga distanca, duke e lënë portierin kundërshtar të shtangur dhe pa asnjë mundësi për ta ndalur (73’).

Me këtë fitore, Real Madridi arkëton 21 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është lider me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Villarreal që ka befasuar të gjithë këtë sezon qëndron si vend i tretë me 17 sosh.

Në xhiron e radhës, pra pas ndeshjeve kombëtare, Reali do të jetë mysafir i Celta Vigos më 19 tetor, kurse Villarreali do ta presë Getafen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit