27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Kendall Jenner largohet nga darka me një shishe verë në dorë, ndërsa Kylie rikujton momentin viral me kastravecin

- Advertisement -

Kendall Jenner u pa duke dalë nga restoranti Sushi Park në West Hollywood me një shishe verë në dorë pas një darke me miqtë.

Modelja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një kostum elegant të zi pa mëngë dhe taka të larta, duke kompletuar pamjen me një çantë shpatullash dhe aksesorë të thjeshtë.

Ndërkohë, motra e saj Kylie Jenner bëri humor në rrjete sociale me momentin viral të Kendall nga viti 2022, kur ajo kishte vështirësi të priste një kastravec gjatë një episodi të “The Kardashians”, shkruan DailyMail.

Kylie postoi një fotografi të djalit të saj, Aire, duke prerë kastravec në mënyrë të ngjashme dhe shkroi me humor: “A është në familje? @kendalljenner”. Kendall reagoi duke thënë: “E dija që ai ishte i imi!”.

Ky moment rikthen në vëmendje videon e shumëpërfolur ku Kendall pranoi me të qeshur se nuk ishte e zonja në kuzhinë, ndërsa fansat në rrjete sociale e komentuan gjerësisht për mungesën e aftësive bazë. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit