Home Rozë Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

0

Kendall Jenner dhe Bad Bunny e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private që kur ajo nisi në fillim të këtij viti – por ata dolwn lirshwm gjatw fundjavës.

Jenner, 27 vjeç dhe Bad Bunny, 29, morën pjesë në koncertin e Drake në Forumin Kia në Inglewood, Kaliforni, të dielën, më 13 gusht, me motrën e Jenner, Kim Kardashian.

Në një video të TikTok të kapur nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit, çifti u pa duke u argëtuar në vendet e tyre VIP ndërsa Drake, 36 vjeç, performonte “God’s Plan”.

Në një video tjetër, Kardashian, 42 vjeç, shkrepi foto ndërsa motra e saj më e vogël lëkundej në muzikë me Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio.

Më vonë grupit iu bashkua edhe ish-partneri i Khloe Kardashia, Tristan Thompson.

Një tjetër klip tregonte Bad Bunny duke vendosur krahun e tij rreth belit të Jennerit teksa kërcenin. Në një moment, ajo u përkul për t’i thënë diçka të dashurit të saj, i cili më pas i dha një puthje.

Jenner kishte veshur një bluzë të zezë me pantallona lëkure teksa kishte flokët lëshuar sipër, ndërsa partneri i saj – emri i lindjes së të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio – veshi një xhaketë ngjyrë bezhë me pantallona lëkure gjithashtu, ndërsa shtoi një kapelë të gjelbër ushtarake.

Të dy dukeshin shumë të afër me njëri-tjetrin pasi duket se po bëhen gjithnjë e më seriozë pas disa muajsh lidhje.

Modelja e mbajti me dashuri fytyrën e tij, ndërsa ai e vendosi krahun rreth saj dhe ajo i pëshpëriti diçka, përpara se dyshja të fillonte të kërcente nën ritmin e muzikës.

Një tjetër video e fansave tregon çiftin duke mbajtur njëri-tjetrin dhe më pas zogjtë e dashurisë duke u mbajtur për dore.

Exit mobile version