Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si sekt që ekziston vetëm për sharje.
Ai ka thënë se ka refuzuar bashkë me partinë e tij që të bien në nivelin e diskutimit të cilin e ka sjellë kjo parti.
“Sikur vitaliteti partiak në Kosovë matet se sa je i aftë të ofendosh tjetrin, dhe sa je i aftë të nxitësh turmën për të ofenduar tjetrin. Pra, edhe vitaliteti partiak, e kjo është shumë e frikshme, ka nisur në atë periudhë, dhe tani po i vujmë këto pasoja, por kryesisht vitin e fundit, matej me idenë sa je i aftë t’i nxisë turmat e tua kundër kundërshtarit”, ka thënë Abdixhiku në Jehonën Politike në Klan Kosova.
“Unë e kam refuzu këtë gjuhë, edhe LDK-ja, por jo që të jemi më të butë, por të mos biem në moçalin e pështymave, por që të themi që kemi të bëjmë me mashtrues, duhet ta themi, se janë mashtrues”.
“Për që kemi të bëjmë me një sekt politik që nuk kursen fare asgjë hiç prej të mirës së përbashkët për të mbajtur veten e mirëmbajtur veten, ky është fakt”.
“Për që duhet ballafaqu këtë sekt që, po e them edhe njëherë, ekziston vetëm për të sharë dhe ofendu, ky është mision i gjeneratës sonë, prandaj duhet ta refuzojmë si mendësi.






