-0.4 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës vjetore me gazetarë foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se Shqipëria ka raketa Javelin dhe tri anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirë-paguar në rajon.

“Kemi ushtrinë më të mirë paguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa i përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Të ngjashme

Të fundit