25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

“Kemi folur shpesh për Kosovën”, Shaqiri reagon pas vendimit të Leon Avdullahut

- Advertisement -

Mbrëmë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e postoi në rrjete sociale një foto me Leon Avdullahun, duke konfirmuar se ky i fundit e zgjodhi Kosovën para Zvicrës.

Një ndër pëlqimet më të bujshme të kësaj fotografie ishte edhe Xherdan Shaqiri, legjenda e futbollit zviceran dhe me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Zhegra e Gjilanit.

Madje, Shaqiri ka reaguar ndaj vendimit të Avdullahut edhe në Zvicër, duke u deklaruar shkurtimisht për mediumin “Blick”.

“Ne kemi folur shpesh për këtë,” tha Shaqiri për “Blick” të martën. Megjithatë, ai nuk beson se ka luajtur ndonjë rol në vendim: “Mendoj se ai ka një mundësi më të mirë për të luajtur në Kosovë sesa në përfaqësuese. Sigurisht që i janë treguar perspektivat më të mira sportive, përndryshe nuk do ta bënte këtë lëvizje.”

Ndërsa Shaqiri lavdëron përpjekjet e Peter Knäbel si president i ri, 33-vjeçari thotë gjithashtu me një nuancë të dukshme: “Nëse shoqata ka bërë gjithçka si duhet është një pyetje tjetër.”

Xherdan Shaqiri ka pasur 125 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës, për të cilën ka shënuar 32 gola, më së shumti nga çdokush tjetër.

Shaqiri u pensionua nga kombëtarja helvete me 15 korrik të vitit 2024, pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Të ngjashme

Të fundit