Home Lajme Këmbësori goditet nga vetura në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

Këmbësori goditet nga vetura në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

0
Këmbësori goditet nga vetura në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është goditur një këmbësor dhe i njëjti ka pësuar lëndime.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha që me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

Exit mobile version