Gazetari Lirim Mehemetaj ka vazhduar me publikimin e fotografive të zyrtarëve të VV-së që dikur kanë qenë në PDK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi të deputetit të VV-së, Enver Dugolli, i cili në një odë ishte ulur përballë ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas tij, nëse ndërron pushteti, Dugolli do të kthehet sërish në PDK.
“Qe edhe nje skuth tjeter i Vetevendosjes. Dikur perfitues dhe i perbetuar i PDK-se, sot Enver Dugolli nga strofulla e Vetevendosjes akuzon PDK-ne se e shkaterroi Kosoven qe 20 vjet. Po nderroi pushteti ne Kosove, ky prape kthehet. S’e ka problem. Nuhatjen servile e ka te zhvilluar si pak kush”, ka shkruar Mehmetaj.