26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

“Këmbanë e fundit e alarmit”: Tahiri me reagim ndaj vrasjes së Liridona Ademajt

- Advertisement -

“Këmbanë e fundit e alarmit”, e ka quajtur Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, vrasjen e rëndë me porosi që ndodhi disa ditë më parë e ku Naim Murseli pranoi se ka paguar para një person (30 mijë euro) për të vrarë bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn.

“Vrasja monstruoze e një gruaje, nënës së fëmijëve, duhet të jetë kambana e fundit e alarmit që të veprojmë fuqishëm për t’ua ndalur turrin kriminelëve dhe abuzuesve që priren të na cënojnë lirinë”, ka shkruar Tahiri.

“Është koha e fundit që shteti, shoqëria, familjet dhe individi, ta gjejnë forcën dhe mënyrat e duhura që t’i mposhtin këto dukuri në rrënjë, në momentin e parë që ngrenë kry. Si shoqëri kemi arritur t’i bëjmë ballë një armiku me mendësi e veprime dehumanizuese, duke mbrojtur familjen e shoqërinë. Është koha për ballafaqim të vërtetë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit