6.7 C
New York
Saturday, March 7, 2026

Buy now

Kelmendi: Zyra e Koordinatores të OKB-së nuk mohoi se ka pasur email drejt agjencive

Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ ka reaguar pasi Zyra e Koordinatores së OKB-së, ka konfirmuar se ka pasur email drejtuar agjencive për qasjen ndaj Qeverisë në detyrë.

”Zyra e Koordinatores së OKB-së po e pranon që ka pasur email prej tyre drejt agjencive. Faleminderit!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dmth Zyra e Koordinatores së OKB-së po e pranon që ka pasur email prej tyre drejt agjencive. Faleminderit!

Po e pranon se iu kanë rrjedhur emailet. Faleminderit!

Nuk po e mohon përmbajtjen e emailit. Faleminderit!

Saktë: Unë kam raportuar se ka pasur email.

Saktë: Unë kam përfolur përmbajtjen e emailit.

Asnjëra nga këto nuk mohohet nga OKB.

Se si i komunikon politikat e veta OKB-ja është punë e OKB-së. Unë nuk jam marrë me këtë pjesë.

Kaq kisha.

Kush dëshiron, le ta publikojë emailin e rrjedhur.

Unë me kaq e kam përmbushur misionin tim të gazetarit, me profesionalizëm.

Faleminderit!

P.S. A u rrit çmimi i rrymës, se zëdhënësat e qeverisë thonin është fake news

Të ngjashme

Të fundit