9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kelmendi zbulon një monolog hipotetik të një diktatori të sotëm: Po kollaj e kishin pasë Stalini, Enveri e Pinocheti në kohën e vet pa internet

- Advertisement -

Në një postim me dozë ironie në Facebook, gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi ka thumbuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit të njohur “Klan Kosova” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe reagimeve të ashpra nga figura publike e shoqëri civile vendore e ndërkombëtare që dënuan ashpër veprimin e pushtetit.

Kelmendi zbuloi një bisedë hipotetike të pushtetit diktatorial në vitin 2023, vit kur ndërveprimi virtual përmes mediave sociale ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe atë se sa e vështirë është për pushtetet që mund të marrin vendime të cilat rrezikojnë të ngjallin reagimin e gjerë të shoqërisë së një shteti.

“Wannabe diktatorët e 2023-s be like: Khu bre nanën po kollaj e kishin pasë Stalini, Enveri e Pinocheti në kohën e vet pa internet; tash një gojë po don me e mbyllë e 100 t’tjera po t’u hapshin!” – ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit