24.2 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Kelmendi: Pse draft statuti s’po i tregohet në një takim të mbyllur krerëve opozitarë?

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka pyetur se pse nuk mund të jepen detaje rreth draft statutit për Asociacionin në një takim të mbyllur me krerët e opozitës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po e merr përgjegjësinë mbi vete për këtë çështje.

“Tek e fundit me 50% Kurti përfaqëson vullnetin e vetëm gjysmës së votuesve, gjysma tjetër kanë votuar për partitë e tjera. I mirë i keq, nuk arsyetohet që gjysma e përfaqësuesve të popullit të mbahen në terr!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Nëse nuk bën të bëhet publik drafti i statusit për Asociacionin, pse së paku ai nuk po i tregohet në një takim të mbyllur Krasniqit, Abdixhikut e Haradinajt?

Pse Kurti po e merr krejt përgjegjësinë mbi vete për këtë thembër të Akilit të dialogut, kur të njëjtin nuk e kanë zbatuar as partitë e tjera kur kanë qenë në qeveri?

Tek e fundit me 50% Kurti përfaqëson vullnetin e vetëm gjysmës së votuesve, gjysma tjetër kanë votuar për partitë e tjera.

I mirë i keq, nuk arsyetohet që gjysma e përfaqësuesve të popullit të mbahen në terr!

Të ngjashme

Të fundit