Afaristi, Ramiz Kelmendi në emisionin “Click” të RTV21 për vendimin për energji elektrike nga ZRRE ka thënë se kjo e shton koston e shpenzimeve, teksa shtoi se
“Kjo e shton koston e shpenzimeve dhe sipas planeve tona tash duhet të shtohet për këtë vlerë margjina e cila mbulon këtë shpenzim shtesë që praktikisht do të shtojë një kosto prej 10% në qmimet finale.”, tha ai.
Sipas Kelmendit biseda në mes të bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së.
“Është për të ardhur keq që një lëvizje kaq e madhe e energjisë elektrike nuk arriti të takoj mekanizmat ekonomik dhe politik dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e prodhimtarisë vendore dhe të ekonomive të ndryshme nga afër. Biseda në mes të bizneseve dhe institucioneve qeveritare ekziston vetëm përmes ZRRE-së e cila donë dhe mundet përveq nëse gjykata e ndalon që të bajë implementimin e këtij vendimi të vet”, theksoi ai. /