Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ka radhitur një sërë arsyesh që çojnë deri tek rastet e sulmeve seksuale. Ai, ndër të tjerash, e ka parë edhe si dështim të institucioneve rastin e sulmit seksual ndaj qytetares në Pejë.
Kelmendi, me anë të një komunikate për media, ka kritikuar mësimet mbi edukatën seksuale dhe mësimet e, siç pretendon ai, të pakta për fenë islame dhe i ka parë si shkaktim i trendit në rritje të sulmeve seksuale.
“Në një shtet ku në klasën e VI- të shkollës fillore mësojnë për dashurinë si vlerë mes mashkullit me mashkull dhe femrës me femër, në një shtet ku në orën 20:00 në televizionin publik shfaqen filma erotik, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja sjellin ligjin që lejon martesa mes gjinisë së njejtë, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja ma shumë takohen me George Sorosin dhe djalin e tij se sa që takohen me liderët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore, në një shtet ku nuk mësohet për Fenë e ZOTIT dhe për edukimin fetar, në një shtet ku shtypen të drejtat e vajzave me mbulesë, atëherë edhe sulmet seksuale ndaj vajzave mund të rriten”, thuhet në komunikatë.
“Dhe ashtu është, sulmi i fundit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqit, sikur edhe shumë sulme të tjera seksuale, dhunime dhe ngacmime, na tregojnë që shteti ynë i dashur Kosova po përballet me situatën më të rëndë që nga përfundimi i luftës”, ka thënë më tej ai.
“Shkaqet nuk trajtohen ashtu si na mëson, Sorosi, masonizmi, egoja, lakmia për pushtet, arroganca dhe mendjemadhësia”.