-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Kelmendi për rastin e Mujecit të VV-së: Skemë e krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare, të hetohet seriozisht

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që rasti i asamblistit të VV-së që u arrestua për trafikim droge në Shqipëri të hetohet seriozisht.

Kelmendi ka thënë se rasti është shumë i rëndë dhe duhet të hetohet për krim të organizuar.

Ai ka përmendur edhe çështjen që Mujeci ditë më parë ishte vendosur si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Postimi i Kelmendit:

Ky rast i rëndë duhet të hetohet si dyshim për krim të organizuar shumë seriozisht.

Një asamblist i Komunës së Prishtinës është arrestuar në Shqipëri me më se 10 mijë doza narkotikësh me vlerë rreth gjysmë milioni eurosh. Droga qenka transportuar me autobusë. I njëjti qenka propozuar kohë më parë të caktohet si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë!!!

Skemë e krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare! Ku po jetojmë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit