-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kelmendi për linçimet e Kurtit: Besoj shumë shpejt kryeministri do ta marrë padinë e merituar

- Advertisement -

Mbi linçimet ofenduese që kryeministri, Albin Kurti, i ka bërë mediumit Klan Kosova dhe bashkëpunëtorëve të saj, duke e quajtur atë “Klan Serbia”, pritet të ngritet një padi.

Kështu la të kuptohet autori i Rubikonit, Adriatik Kelmendi, gjatë një debati televiziv, ndërsa po diskutohej gjuha e papërshtatshme dhe tejet fyese e Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj.

“Serbia ka kryer krime të rënda këtu. Ka vrarë, na ka djegur”, shprehej Kelmendi mbi qasjen e Kurtit.

Ndërkohë, opinionisti Rushit Rimanishta, u shpreh me shqetësim se mjafton një person të besojë liderin e tij, se nëse shkon sot në Klan Kosova je me Serbinë, dhe nëse je kundër Albin Kurtit, punon për Serbinë.

Për këtë, Kelmendi iu përgjigj:

“Besoj se shumë shpejt do ta marrë padinë e merituar kryeministri për këto linçime”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit