Gazetari, Adriatik Kelmendi ka komentuar pozicionin e opozitës, të cilët po pretendojnë ta formojnë qeverinë e ardhshme, por që siç duket ata s’flasin me njëri tjetrin.
Kelmendi ndër të tjera ka thënë se me aq sa kemi parë, as Ramush Haradinaj me Fatmir Limajn s’kanë folur me njëri-tjetrin pas zgjedhjeve, të cilët ishin së bashku ne koalicion, e lëre më të tjerët.
Postimi i plotë:
U kënaq një pjesë e opozitës duke thënë se opozita duhet ta formojë qeverinë.
Por për ta bërë opozita qeverinë së paku duhet të flasin me njëri-tjetrin dhe të jenë të gatshëm për kompromise.
Me aq sa është parë, as Ramushi me Fatmirin nuk kanë folë pas zgjedhjeve, e lëre më të tjerët.
Get real!