Një moment dhune në emisionin Big Brother ka marrë vëmendje dhe angazhim të madh publik, për çka autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, e lexoi për prioritet më të madh të shoqërisë kosovare se sa atë të shtrenjtimit të tretë të rrymës që pashkëputshëm pritet të vjen me një valë të re rritjes të çmimeve.
Postimi i Kelmendit:
Më shumë reagime për një shuplakë në një format televiziv të gatuar për nxitjen e situatave ekstreme, sesa për shtrenjtimin e rrymës.
Kemi problem me prioritetet dhe balancimin e racios dhe emocios.
Ai që paska marrë shuplakë në fund e fiton “spektaklin”, ne të tjerët fitojmë…
Urime!