Drejtuesi i Rubikonit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi ka nisur pushimet. Një gjë e tillë ka ardhur pas përfundimit të sagës së mediumit ku ai punon dhe qeverisë së Kosovës. E duket se hija e kësaj përplasje po e ndjek edhë në Barcelonë të Spanjës.
Kelmendi, postimin e tij e ka nisur me një rrëfim me fëmijët e tij që mund lidhet me pezullimin e licensës së bisnesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ai në Spanjë u ka folur djemëve të tij për diktatorin spanjoll, Francisco Francon.
Tutje Klemendi ka treguar se si bëhet një diktator.
“Asnjë individ nuk bëhet diktator se është me muskuj më të mëdhenj, se është më i gjatë, se është më i mençur se të tjerët – i nevojitet vetëm të gjejnë individë pasues besimtarë mjaftueshëm për t’ua mirëmbajtur atë pushtet. Asnjë diktator nuk e rrahë, vret, burgosë dikë me duar të veta… Kur njerëzit ndërgjegjësohen dhe e braktisin ai mbetet vetëm njeri i zakonshëm, si çdo vdekatar tjetër…
Nejse, çka desha të them është se sot ishte një ditë e bukur për demokracinë në Kosovë dhe tash mundemi edhe të pushojmë pak të qetë, mbase”, ka shkruar Kelmendi.