4 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Kelmendi nga Haga: Protesta e nesërme duhet të tregojë se lufta ka qenë për popullin e Kosovës

- Advertisement -

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po shkon drejt fundit.

Në përkrahje të tyre dhe me të vetmin qëllim atë të drejtësisë, nesër në Prishtinë do të mbahet një protestë, në ditën kur shteti i Kosovës mbush 18 vjet.

Gazetari Adriatik Kelmendi, tha se protesta e nesërme do të duhej të ishte më e madhe për të treguar se lufta ka qenë për popullin e Kosovës.

“Ajo luftë ka përfunduar kur populli i Kosovës e ka arritur lirinë. Nesër është një simbolikë e madhe që në fund të kësaj faze të procesit, t’i kujtohet gjithkujt gjithandej botës se në Kosovë ka kush po i vë në vesh se çka po ndodh këtu dhe ne presim që drejtësia, pra populli shqiptar i Kosovës dhe populli shqiptar gjithandej ta thotë fjalën e vet siç meritohet në këtë proces”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Kelmendi po ashtu bëri të ditur se do të ketë edhe dy emisione të Rubikonit nga Haga.

Të ngjashme

Të fundit