As në këtë fushatë para balotazhit nuk ka kaluar pa u vërejtur investimi i madh i të gjithë aparatit shtetëror në Mitrovicë, atje ku Albin Kurti po shkon përditë në ndihmë të Faton Pecit.
Pikërisht duke diskutuar për fokusin e madh të Kurtit në Mitrovicë, gazetari Adriatik Kelmendi në Rubikon zgjodhi të tallet paksa
Meqë Kurti po rri përditë në atë qytet dhe meqë tash nuk është as kandidat për kryeministër, Kelmendi sugjeroi që kreu i VV-së të marrë pozitë në Mitrovicë.
“Nëse z.Konjufca bëhet kryeministër, ndoshta Kurti bëhet zëvendës-kryetar i Mitrovicës”, tha Kelmendi me ironi.
Sigurisht, edhe përtej angazhimit të madh të krejt VV-së, Peci mezi doli i pari me pak vota dallim në Mitrovicë, atje ku Arian Tahiri i PDK-së po shkëlqen.






