-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kelmendi: Lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjërat, tani Serbia është dashnorja e Amerikës

- Advertisement -

Gazetari dhe publicisti kosovar Migjen Kelmendi ka vlerësuar se qëndrimi amerikan ndaj Serbisë ka ndryshuar.

Gjatë një debat në Forumin UET në Tiranë, ai ka bërë me dije se lufta në Ukrainë e ka bërë faktor të rëndësishëm Serbinë.

Sipas tij, dikur Kosova ka qenë e dashura e Amerikës në rajon.

Asht observim, dedukcion i jemi personal gjithmonë: pjesa e parë thamë, ishte ajo pjesa e bukur e historisë së Kosovës, intervenimi, çlirimi, themelimi i shtetit, shpallja e pamvarësisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Kosova, Prishtina politike ishte darling, dashnorja amerikane, dashnorja europiane në Ballkan. Krejt procesi i shtetformimit dhe pamvarësisë asht ideue deri në detaje, asht bashkrendue e realizue deri në fund, deri te shpallja, me ndihmën e State Department dhe qeverive europiane. Prandaj edhe pasuen ato 100 njohje menjiherë. Kjo ke ajo pjesa e bukur e nji relacioni tonë me amerikanët dhe europianët. Po çka ndodhi në këte pjesën e dytë, kryesisht këto 5 vjetët e fundit?”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se me luftën në Ukrainë kanë ndryshuar gjerat.

Tani, sipas tij, Serbia është e dashura e Shtëpisë së Bardhë.

Radikalisht ka ndryshu qëndrimi amerikan ndaj Serbisë, sidomos mbas luftës n’Ukrainë. Serbia sot asht darling e Shtëpisë së Bardhë dhe e State Department. Politikani ma i randësishëm në këtë kontekst sot asht Vučić. Asht personi përmes të cilit këto dy instanca të nalta politike amerikane po përpiqen me çdo kusht që Serbinë, disi me e largu nga ndikimet ruse dhe nga ato kineze, për me e kthy rrugën e Serbisë drejt Europës dhe NATO’s.”, ka deklaruar Kelmendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit