15.7 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Kelmendi kërkon reagim nga BIK-u për sulmin ndaj Sylës: Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar për sulmin ndaj Valon Sylës, ku ka thënë se ishte shumë mirë që reagimet ishin të shpejta, të shumta dhe nga të gjitha nivelet.

Kelmendi ka thënë se do duhet të ishte edhe një reagim kryesor, aj i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kelmendit ka pyetur se “nëse BIK-u nuk reagon, a i bie që pajtohen me sulmuesit?”.

Postimi i plotë:

Fjala kundërshtohet me fjalë.

Argumenti me kundërargument.

Grushtat janë vetëm për ring, por edhe aty ka rregulla.

Shumë mirë që reagimet për Valon Sylën ishin të shpejta, të shumta dhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

Por një reagim – ai kryesori – do të duhej të vinte nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Nëse BIK-u nuk reagon, a i bie se pajtohet me sulmuesit?

Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet?

Feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.

Paqja nuk e duron dhunën.

Paqja mbëlton lirinë.

BIK reago! Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!

Të ngjashme

Të fundit