Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj lajmit se sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.
Ai ka bërë me dije se ky është një alarm për shoqërinë kosovare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se ndodh kapja e KPM-së nga partia në pushtet, Kosova do të rrëshqet drejt pusit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ‘Reporterët pa Kufij’.
“Kosova vjet ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, nga vendi i 56 në atë 75 në botë. Kjo ishte rënia më e rëndë që ka pasur vendi ynë. Nëse ndodh kapja partiake edhe e KPM-së, duket se sigurt do të rrëshqasim krejt dhe drejt pusit! Çfarë zhgënjimi për gjeneratën që ka luftuar për liri dhe drejtësi! Ky është vërtetë alarm për shoqërinë!”, ka shkruar Kelmendi.