Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Kelmendi, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit paraqesin mundësinë për të realizuar ndryshimin e nevojshëm për vendin.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se numri i tij është 60 dhe është angazhuar të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një mundësi për të bërë ndryshimin që na nevojitet. Numri im është 60, dhe jam këtu për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për vendin tim”.
Kelmendi është shprehur se Kosova mund dhe duhet të jetë një vend i mundësive, ku secili ka mundësinë të arrijë ëndrrat e tij.
Fokusimi i tij është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe mbështetje e fuqishme për të rinjtë.
“Angazhimi im është për një Kosovë me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për mbështetje të fuqishme ndaj të rinjve”, shkroi ai.
Ai u bën thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të kontribuojnë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, me besim dhe përkushtim, duke mbështetur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 137.