9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kelmendi , Gashit: Po shpif kundër xhamive, e s’po përmend kishën e Millosheviqit në kampusin e UP-së

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri, Milazim Gashi, ka bërë deklaruar se disa xhami në Kosovë janë financuar nga Serbia. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, duke përfshirë një padi të paralajmëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Në emisionin “Debat Plus”, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Gashit, duke i quajtur shpifje.

Kelmendi akuzoi Gashin për bashkëpunim të fshehtë me Serbinë dhe se po ia bën “argatin” shtetit serb.

“Shpifjet e tilla, si të këtij ish-zëvendësministri, janë të papranueshme. Gashi nuk ka përmendur kurrë kishën e Millosheviqit në oborrin e Universitetit të Prishtinës, por merr guximin të besojë në letra të ulëta. Kam menduar se ai është keqinformuar, por kur dëgjova deklaratat e tij kundër komandantëve të UÇK-së dhe xhamive, e kuptova se kemi të bëjmë me dikë që ka urrejtje dhe përpiqet ta mbulojë atë me petkun e islamit tradicional”, ka thënë  Kelmendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit