5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kelmendi: Edhe pse president në Mal të Zi do të jetë kandidati që e kritikoi Kurti, Kosova duhet të bashkëpunojë

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi i cili vetëm para pak ditësh e pati të ftuar për intervistë Kryeministrin Albin Kurti, e me të cilin i kushtuan rëndësi të veçantë zgjedhjeve në shtetin fqinj, Mali i Zi, ka reaguar pasi po duket se Jakov Milatoviq po fiton bindshëm kundër Milo Gjukanoviq.

Sipas Kelmendit, edhe pse Kurti ishte shumë kritik ndaj Milatoviq, duke thënë se përbën rrezik për një Mal të Zi pro evropian e për vet kombin e Malit të Zi, Kosova sipas Kelmendit duhet të ndërtoj raporte bashkëpunimi me respekt të ndërsjellë edhe me Presidentin e ri.

Milatoviq ka votuar për pavarësinë e Malit të Zi në referendumin e pavarësisë së vitit 2006 dhe mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Së fundi ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se ai nuk do ta ngris këtë fare si çështje, pasi që angazohet për marrëdhënie të mira të Malit të Zi dhe Kosovës dhe rajonit.

Si do të ndikojë vërtet në marrëdhëniet Kosovë – Mal i Zi?

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Rubikon” shprehu brengën për humbjen eventuale të Gjukanoviqit si fund i Malit të Zi proevropian dhe kombit malazez, kjo mbetet të shihet.” – ka shkruar ndër të tjera Kelmendi.

Postimi i plotë:

Kur Milo Gjukanoviq u bë kryeministër për herë të parë, Jakov Milatoviq ishte vetëm 4 vjeç. Sot Milatoviq i dha fund epokës 32-vjeçare të udhëheqjes së Gjukanoviqit me Malin e Zi, pasi që fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas rezultateve preliminare.

Gjukanoviqi kishte filluar karrierën politike, si përkrahës i politikave të Milosheviqit dhe Bulatoviqit, por ua ktheu shpinën në pjesën e dytë të viteve ‘90. Gjatë luftës së Kosovës kishte hapur dyert për refugjatët shqiptarë nga Kosova dhe kishte kundërshtuar ashpër politikat e Milosheviqit.

Ishte udhëheqës i lëvizjes së Malit të Zi për pavarësi, si dhe e njohu pavarësinë e Kosovës, pavarësisht protestave të dhunshme kundër në Podgoricë. Përgjithësisht, politika kosovare e ka konsideruar Gjukanoviqin si aleat.

Kush është 36-vjeçari Jakov Milatoviq?

Ai për herë të parë mori post publik si ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Kabinetin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, nga 4 dhjetori 2020 deri më 28 prill 2022, ku zv. Kryeministër ishte shqiptari Dritan Abazoviq. Gjatë mandatit të tij, Milatoviq dhe ministri i financave Milojko Spajiq prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa tani”.

Në vitin 2022, Milatoviq dhe Spajiq themeluan partinë politike Evropa Tani, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022. Milatoviqi kryesoi listën zgjedhore të organizatave në Podgoricë si kandidat për kryetar komune.

Milatoviq ka votuar për pavarësinë e Malit të Zi në referendumin e pavarësisë së vitit 2006 dhe mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Së fundi ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se ai nuk do ta ngris këtë fare si çështje, pasi që angazohet për marrëdhënie të mira të Malit të Zi dhe Kosovës dhe rajonit.

Si do të ndikojë vërtet në marrëdhëniet Kosovë – Mal i Zi?

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Rubikon” shprehu brengën për humbjen eventuale të Gjukanoviqit si fund i Malit të Zi proevropian dhe kombit malazez, kjo mbetet të shihet.

Milatoviq ka qenë pjesë e qeverisë e cila ka nënshkruar parimet ku janë të çimentuara pakthyeshmëria e pavarësisë së Kosovës, anëtarësisë në NATO, rrugëtimit drejt BE-së dhe sovranitetit të Malit të Zi.

Sidoqoftë, fillim i një epoke të re te fqinji perëndimor i Kosovës, me të cilin duhet shikuar gjetur rrugë bashkëpunimi, me respektim të ndërsjellë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit