Afaristi Ramiz Kelmendi ka thënë që populli i Kosovës duhet të krenohet me afaristët ashtu siç krenohet me sportistët dhe artistët e suksesshëm pasi që ata kontribuojnë në ekonomi e cila është sipas tij bazë e prosperitet kombëtar.
“Ne afaristët jemi të edukuar dhe të mësuar që të mos ndalemi. Pra, ne duhet të kuptojmë sikur një sportist për të cilin ne mburremi për sukseset e tyre, ashtu duhet të na kuptojnë edhe afaristët që duhet të mburren për sukseset tona, sepse sukseset afariste tonat janë suksese të Kosovës, por janë edhe suksese të politikës aktuale kosovare”, ka thënë Kelmendi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Pra, çdo sukses i yni, çdo punësim , çdo invesitim, çdo rritje ekonomike i sjell sukses politikës aktuale – ke meritore, ose s’ke meritore, për arsye se ajo i bjen rezultatet pozitiv”.
“Çdo këngëtar i suksesshëm shqiptar që flet një fjalë të mirë ose uron në shqip neve na bën më të suksesshëm në botë, prandaj, Rita Ora dhe të tjerët, ju e din që ata të gjithë neve na e ngrisin reputacionin kombëtar. Pa biznesmenë nuk ka reputacion ekonomik”.