Duke e cilësuar si kandidaturën më serioze të liderit të kësaj partie, Kelmendi tha se nëse Kurti do ta propozonte Konjufcën në fillim, sot do të ishte kryeministër – por që sipas tij, është ‘shumë vonë dhe shumë pak’ – si lëvizje e pamjaftueshme.
“Glauk Konjufca është kandidatura më serioze e Albin Kurtit. Nëse do ta kishte propozuar në fillim për kryetar të Kuvendit, nuk do të zgjaste me muaj saga e dështimeve, dhe nëse do ta kishte propozuar në fillim si mandatar të qeverisë, ka gjasa Kosova do ta kishte kryeministër Glauk Konjufcën. E bërë tash, duket se është too little too late.”, ka shkruar Kelmendi.
Ai thotë se Kurti tashmë e ka synim që të blejë kohë për t’i siguruar votat, me qëllimin që të rikthehet vet pas zgjedhjeve në mars ose në prill.
Veç këtij opsioni, ai ka përmendur edhe 28 dhjetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve, për ta shfrytëzuar fundvitin si periudhë kur mërgimtarët vijnë në Kosovë.
“Përfitimi i vetëm që e synon tash Kurti është blerja e kohës. Ose e gjen ndonjë deputet nga partitë e tjera që t’ia votojë Qeverinë Konjufca në mënyrë që të përgatitet për rikthim te Kurti 3 pas zgjedhjeve në mars-prill. Ose ta arrijë datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke llogaritur votat e mërgimtarëve që vijnë për festa të fundvitit në Kosovë, me shpresën që të më shumë se 42 për qind.”






