5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kelly Clarkson merr yllin në Walk of Fame

- Advertisement -

Artistja dhe prezantuesja e shfaqjes televizive Kelly Clarkson mori yllin e 2733-të në Hollywood Walk of Fame.

Clarkson, fituesja e  serisë origjinale të ‘American Idol’, u vlerësua nga anëtarët  e jurisë, Simon Cowell, Randy Jackson dhe Paula Abdul.

Cowell vlerësoi karakterin me këmbë në tokë të Clarkson, ku u shpreh  se Keli është e njëjta si para kamerave, ashtu edhe pas tyre.  Simon Cowell e cilësoi Clarkson si një nga femrat më të bukura, më besnike dhe më të talentuar që ka punuar. Ceremoninë e ndoqën nga afër fansat e këngëtares në mesin e tyre ishin familjarë të saj  dhe ekipin e saj të prodhimit për emisionin e saj televiziv.

Clarkson u shpreh për Reuters se këta njerëz që ndodhen në  këtë moment të rëndësishëm për të, kanë qëndruar pranë saj  për 20 vjet në sektorë të ndryshëm të jetës së saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit