10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

KEK prodhon më shumë rrymë, qytetarët shpenzojnë më pak se vitin e kaluar

- Advertisement -

Prodhimi i energjisë elektrike nuk ndalet në asnjë moment në termocentralet e KEK-ut.

Megjithatë, këto termocentrale prodhuan më shumë rrymë në prill të këtij viti, nëse krahasohet me prillin e vitit të kaluar.

437 GËh në 2023-n, u ngrit në 533 GËH prodhimi në 2024-n që është afro 22% më shumë.

Prodhim pati më shumë, kurse në periudhën e njëjtë konsumi ra për 15%.

Kjo nuk ka shumë kuptim sipas profesorit universitar, Vezir Rexhepi.

Megjithatë, përmend një mundësi pse ka rënë konsumi.

“Unë do e konsideroja faktorin klimatik si mundësinë e pare, meqë moti ka qenë më i favorshëm këtë vit, pastaj edhe faktor të tjerë masat e efiçiencës,” ka thënë Vezir Rexhepi, Profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike .

E Liron Gjocaj nga INDEP, jep disa nga arsyet tjera që sipas tij kanë bërë që konsumi i energjisë elektrike te bie në prill të 2024-s.

“Një lloj vetëdijesimi i qytetarëve për kursim të energjisë elektrike, kjo edhe si rezultat i shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike, dhe njëherit qytetarët e kanë pare si mundësi për të kursyer para, përmes zvogëlimit të shpenzimit të energjisë elektrike,” thotë Liron Gjocaj nga INDEP.

Gjocaj thotë se prodhimi në termocentrale është rritur si pasojë e investimeve në to.

Termocentralet e Kosovës mund të themi se kanë prodhuar më shumë për shkak të remonteve që janë bërë në to, dhe zvogëlimit të problemeve teknike që kanë pasur,” shtoi Gjocaj.

Gjatë stinës së verës energjia elektrike që prodhohet më shumë se që nevojitet eksportohet në Shqipëri, e njëjta kthehet në Kosovë gjatë dimrit kur kërkesat janë më të mëdha se mundësia e prodhimit nga KEK-u.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit