0.7 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

KEK: Njësia B2 u ndal për kontroll teknik sepse po punon që 2 mijë orë pandërprerë

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës ka deklaruar se njësia B2 është ndaluar për 48 orë për shkak që duhet t’i nënshtrohet një kontrolli teknik i cili vlerëson gjendjen dhe qëndrueshmërinë e prodhimit, pas dy mijë-orësh operim pandërprerë.

Sipas KEK-ut, kjo njësi është në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual. Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit. Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit