-1.5 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në operim për 1 muaj – angazhim i madh i 4 mijë punëtorëve

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A njëkohësisht në operim për mbi 1 muaj dhe në total 5 njësi gjeneruese, raporton Klankosova.tv.

Kjo përpjekje kolosale, KEK thotë që nuk paraqet vetëm statistikë teknikë, por vjen edhe si rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4,000 punonjësve të korporatës.

Në njoftimin e fundit, KEK ka shpjeguar për prodhimin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe, nivel ky që tregon ngarkesën teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

“Që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë, si vijon:

* Dhjetor: 9 ditë

* Janar: 01–07 janar → 7 ditë

* 15–16 janar → 2 ditë

* 21–31 janar → 11 ditë

* Shkurt: 2 ditë

Totali: 31 ditë operim me 3 njësi të Kosovës A në punë njëkohësisht.

Sipas korporatës, standardi i pasluftës ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese, 2 njësi nga Kosova A dhe 2 njësi nga Kosova B. Ndërsa një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent, thuhet në njoftim.

Pikërisht gjendja emergjente, e ka detyruar KEK-un që për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, të operojë me 5 njësi – mbi standardin normal, transmeton Klankosova.tv.

“Nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë: 3 njësi nga Kosova A. 2 njësi nga Kosova B. Tutje, KEK, ka bërë të ditur po ashtu se bazuar në planifikimet aktuale, njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese. Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.”

Për gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm, KEK ka vlerësuar kontributin e mijëra punëtorëve, që punojnë në kushte të ngarkesës maksimale, mbajnë në operim kapacitete të vjetra por jetike për vendin dhe sigurojnë stabilitet energjetik në periudha kritike

Të ngjashme

Të fundit