5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

KEK ndan 1200 tonë thëngjill për 29 shkolla të komunës së Podujevës

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është vendosur për ndarjen e 1200 tonë thëngjill për 29 shkolla të komunës së Podujevës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se Bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për ndarjen e një sasie të thëngjillit për shkollat e komunës së Podujevës. Ky vendim është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë mes KEK-ut dhe komunave, me fokus të veçantë në angazhimin e KEK për mbështetje ndaj komunitetit dhe interesit publik. Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1200 tonë thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e 29 shkollave të komunës së Podujevës për gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.”

Në njoftim thuhet se sasia e thëngjillit nuk do të ndikojë në furnizimin e dy termocentraleve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit