-0.1 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se sot rreth orës 18:40 është ndalur përkohësisht nga operimi Njësia A3, pas aktivizimit të resë mekanike të Buchholz-it në bllok-transformatorin energjetik 15.75/220 kV, 240 MVA.

Sipas KEK-ut, ndalja është realizuar në përputhje të plotë me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike, me qëllim të parandalimit të ndonjë rreziku të mundshëm operacional.

Në njoftim është thënë se ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. kanë nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet e nevojshme për të identifikuar shkakun e ndaljes dhe për të ndërmarrë masat adekuate për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative.

Sipas njoftimit, njësia e pestë mund të aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, për të përballuar rritjen eventuale të konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë e sistemit.

“KEK sh.a. informon se operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar, pasi aktualisht po operon me katër (4) njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit