Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hasani, ka njoftuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në vend.
Në një konferencë për media, ai theksoi se kapacitetet e prodhimit janë planifikuar dhe se njësia A3 e termocentralit Kosova A do të vazhdojë prodhimin edhe nesër.
‘‘Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta kenë këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes sot, kapacitetet të prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër, kjo është keqkuptuar dhe është dhënë deklarata të ndryshme, që ne nuk merremi me to që KEK për herë të parë pas 25 viteve nuk prodhon as një megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar në maksimum, dhe kemi bë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër. Ne nuk merremi me deklaratat e KESCO-s, ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ta sepse kemi edhe marrëdhënie kontraktuale, dhe i kemi partnerë strategjik. Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%’’, ka thënë ai.