KEDS ka bërë të ditur se për shkak të motit të ligë që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.
KEDS thotë se rajonet më të prekura nga rrjeti elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
Gjithashtu, është njoftuar se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.