Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri të Kosovës, duke thënë se është shqetësues sulmi i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.
Ajo ka theksuar se pamjet fillestare shfaqin personat e armatosur janë “milici e financuar dhe e pajisur mirë, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”.
“Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, ka thënë Kearns, duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në krye të detyrës.