29.4 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Kearns: Radojiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

- Advertisement -

Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Britaninë e Madhe, ka reaguar pas lajmit se INTERPOL-i ka lëshuar një njoftim të kuq për Milan Radojiçiqin, njërin prej pjesëmarrësve të grupit që shkaktoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe.

Kearns ka shkruar se Radojiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.

“Interpoli ka lëshuar një njoftim të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët që qëndrojnë pas sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së policit kosovar Afrim Bunjaku. Radoiçiq tashmë e ka rrëfyer dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

Të ngjashme

Të fundit