11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kearns për Urën e Ibrit: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën, ndërsa injoron rastin e Banjskës

- Advertisement -

Deputetja e Britanisë së Madhe Alicia Kearns, ka shprehur mospajtimin e saj lidhur me paralajmërimet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nëse Qeveria vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit.

Kearns tha se kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017.

Ajo pyeti se ” pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që BE-ja i ka imponuar Kosovës?”.

Ligjvënësja përmes një shkrimi në X e ka kritikuar BE-në për mosveprimin ndaj Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiq dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.

Sipas saj, ndëshkimi i Kosovës për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.

Ishte pikërisht Alicia Kearns, ajo që e pati paralajmëruar se një sulm në Banjskë do të mund të ndodhte, disa muaj para sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, ku i vrarë mbeti polici Afrim Bunjaku.

Kearns pati publikuar pamje se si një grup serbësh po barte armë me autoambulancë duke i futur në Manastir.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit