Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për vizitën e saj tre ditore në Kosovë. Kearns ka njoftuar për takimet e saj që kishte gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë.
Në një postim në X, ish-Twitter, Kearns ka shkuar edhe për vizitën e saj tek familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në sulmin terrorist në Bnsjkë të Zveçanit
Deputetja britanike njoftoi se shkoi për t’u shprehur ngushëllime familjarëve teksa tha se u ndje e nderuar nga mikpritja.
”U nderova nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk mund t’ua largojnë kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja ta nderoja”, ka shkruar Kearns.