Home Lajme Kearns i reagon zëdhënësit të Borrellit, e kritikon për keqinterpretim të madh

Kearns i reagon zëdhënësit të Borrellit, e kritikon për keqinterpretim të madh

0
Kearns i reagon zëdhënësit të Borrellit, e kritikon për keqinterpretim të madh

Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, i ka reaguar Peter Stanos, zëdhënës i Joseph Borrellit, shef i diplomacisë së BE-së.

Më saktësisht, Kearns i ka reaguar në lidhje me deklaratën ku Stano e akuzonte Kosovën për “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane”.

Sipas Kearns, një gjuhë e tillë është keqinterpretim i madh.

“Zëdhënësi i Josep Borrell tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i madh, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”– ka shkruar ajo në Twitter.

Exit mobile version