10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

KE i FFK vë fokusin te faza “play-off” e Botërorit

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ka njoftuar FFK të hënën.

Gjatë këtij takimi u analizua rrjedha e garave në të gjitha rangjet dhe u shqyrtuan një sërë kërkesash dhe propozimesh të paraqitura nga klubet e futbollit, me synim analizimin e sfidave, nevojave dhe prioriteteve të tyre për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e garave.

“Po ashtu, KE diskutoi dhe vlerësoi paraqitjet e ekipeve kombëtare, veçanërisht të Kombëtares A, duke konstatuar se kualifikimi në “play-off” të Botërorit 2026 përbën një arritje tejet të rëndësishme për futbollin e Kosovës dhe për progresin e kombëtares sonë. U theksua se fokusi në vijim duhet të jetë tek dy ndeshjet e ‘play-off’0-it, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ”, ka shkruar FFK ndër të tjera në njoftim.

KE miratoi gjithashtu vazhdimin e investimeve kapitale në infrastrukturë në të gjitha rajonet e vendit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe avancimin e mëtejshëm të futbollit vendor.

Në fund, Komiteti Ekzekutiv vendosi për grupin punues të ceremonisë tradicionale të shpalljes së më të mirëve “Laureatët e vitit 2025”.

Të ngjashme

Të fundit