Teksa ethet e gjysmëfinales kanë “pushtuar” banorët, Miri dhe Mateo kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë primet.
Miri: Nuk ka lënë gjë pa më thënë. Me plak pa thënë, faqezi, i ulët, plerë, anti-shqiptar. I ke thënë të gjitha, njeriu i parë që ke hyrë në këtë shtëpi me ofendime. Brikena nuk kishte asnjë lidhje me ty, kishe fatin që më takove mua tek akuariumi dhe e shfrytëzove për të më faktorizuar. Kur hyre ishe më i qetë sepse e kishe marrë atë që doje, vëmendjen. Ke dalë në prime vetëm me debatin me Mirin dhe me Brikenën, këtë lojë ke bërë, ke qenë më ofenduesi në këtë shtëpi. Ke dashur të më presësh veshët, se kur do ta bësh nuk e di.
Mateo: Më ka bërë përshtypje arroganca e Mirit dhe nuk më ka pëlqyer loja e tij. Kam qenë në brendësi të situatës së tij me Selin dhe më pas kur na përndiqte duke bërë skena xhelozie, aty kanë nisur debatet. Kam parë një Mir të dhunshëm, kërcënues. Këto debate kanë qenë të vazhdueshme. Mateo ka pasur debate me Rogertin, Stenaldon, Juelën dhe shumë banorë të tjerë. E vetmja gjë që është folur në BBV për ty është krevati dhe loja me Selin.
Miri: Ke përmendur vajzën dhe gruan, ke qenë i vetmi. Erdha nga surpriza dhe më përmenden vajzën. Më ke përmendur gruan dhe më ke bëre të dashuruar këtu.
Mateo: I dashuruar, përndjekës dhe xheloz, ndërsa përgjigja e Mirit për këtë ka qenë pis dhe xheloz.






