28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

“Ke dështu me u bo gjyqtar, VV-ja të shpërbleu, shefat i ndërron ti”: Përparim Gruda ia ‘terron’ Vigan Qorrollit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ia ka përmendur Vigan Qorrollit faktin se si kishte dështuar të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pasi Qorrolli tha se disa prej gjyqtarëve të Kushtetuese janë të anshëm.

Gruda ia përmendi faktin se si VV-ja e ka shpërblyer me postin e zv/ministrit, pasi kishte dështuar të bëhet gjyqtar.

“Sa i përket kualifikimit të gjyqtarëve, z.Qorrolli ka kandiduar për t’u bërë gjyqtar në Kushetuese, masi nuk është zgjedh, është bo zv/ministër. Pas disa muajve, mos ma ndërprej argumentin. Mos u merr me mu ti, kam qenë profesor. Nuk po e pranon debatin. Po du me tregu sa i anshëm është mendimi yt. Masi nuk është zgjedh, VV-ja ka vendos me shpërbly me zv/ministër”, tha Gruda në RTK.

Qorrolli reagoi duke thënë se nuk ka pasur shpërblim.

“Ti nuk bën me u marrë, kandidimi im ka qenë i hapur. Në 2021 kam apliku, në 2023 jam bërë zv/ministër”, tha ai.

Qorrolli u shpreh më tutje se ndoshta Gruda ka dëshirë t’u hyjë në qejf shefave. Gruda ia ktheu. “Shefat ki qejf me i ndërru ti”, tha Gruda.

Gruda sigurisht e ka pasur fjalën pasi Qorrolli kishte qenë këshilltar i Hajredin Kuçit.

Të ngjashme

Të fundit